Qeveria e Kosovës ndryshon kurs: Vendos në plan të parë dialogun Prishtinë-Beograd

schedule17:06 - 11 Maj, 2021

schedule 17:06 - 11 Maj, 2021

Për qeverinë “Kurti 2” dialogu me Serbinë ka kaluar në pikën e parë të planit të qeverisë.

Këtë ndryshim kursi të qeverisë, e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, e cila ka publikuar pikat kryesore të programit qeverisës.

Ndryshe nga deklarata që Albin Kurti dha kur mori detyrën, në të cilën u shpreh se dialogu Prishtinë – Beograd nuk është në prioritete e qeverisë së tij, pas vizitës së tij në Bruksel, ky qëndrim ka ndryshuar.

Një mesazh të qartë të Brukselit për qeverinë e Kurtit e dha Shefi i diplomacisë evropiane në konferencën e djeshme për media, pas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Josep Borel theksoi se nuk mund të shkohet në pushimin e verës pa rifilluar bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai tha se Kosovës i duhet kohë për t’u përgatitur, sepse qeveria në ikje e Avdullah Hotit nuk i informoi ata për situatën e bisedimeve të mëparshme.

Por ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar dokumentet, që i ka dorëzuar Kurtit ditën që dorëzoi detyrën.

Megjithatë pas tentativave të Kurtit për të mos e vendosur dialogun me Serbinë në pikën kryesore, duket se tashmë presioni i mundshëm nga Brukseli ka bërë që kreu i qeverisë të fillojë nga puna për bisedimet me Beogradin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!