Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Projektligji, qe u miratua në mbledhjen e ditës së hënë, ka 16 pika për shqyrtim.
Gjithashtu janë ndarë dhe 300 mijë euro për ekipin negociator me Serbinë. Pjesë e këtij delegacioni shtetëror janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Parlamenti i Kosovës të mërkurën zhvillon një seancë të jashtëzakonshme pikërisht për dialogun me Serbinë.
Para tri ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për këtë seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet draftmarrëveshja e propozuar nga qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë./abcnews.al