Qeveria e Kosovës miraton planin prej 365 milion eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

schedule19:25 - 13 Gusht, 2020

schedule 19:25 - 13 Gusht, 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milion  euro.

Këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në “Facebook”, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky plan përfshinë masa lehtësuese në shumë sektorë.

“ Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;· Mbështetje për sektorin e arsimit;· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit”, ka shkruar ajo.