“Qeveria e Kosovës me politika izoluese”/ Çupi për praninë e Kurtit në Vlorë: Erdhi dhe iku për të shënuar emrin!

schedule13:27 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:27 - 29 Nëntor, 2023

Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në ceremoninë e zhvilluar në “Ditën e Flamurit” në Vlorë u komentua gjerësisht, kjo edhe për faktin se ky i fundit ka pasur qëndrime të ndryshme dhe ‘përplasje’ me kryeministrin Edi Rama.

Sipas analistit Frrok Çupi, pjesëmarrja e Kurtit ishte një dalje nga karakteri i tij.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, analisti Çupi tha se qeveria e Kosovës po përdor një politikë izoluese dhe po godet aleancën me Perëndimin.

“Nuk kam një diferencë të madhe, por e shoh pak më ndryshe qëndrimin e qeverisë së Kosovës, është njësoj si qëndrimi i një pjesë të vogël të politikës në Shqipëri që e mohon dhe e godet aleancën me perëndimin. Qeveria e Kosovës, po bën një politikë izoluese, kundër vlerave të UÇK. Kanë një qëndrim të prerë për të mos lidhur aleanca me perëndimin. Ardhja e Kurtit në Vlorë ishte një dalje prej karakterit të tij. Erdhi dhe iku thjesht për të shënuar emrin sepse përndryshe populli i Kosovës nuk do ta pranonte si një kryeministër”, tha ndër të tjera Çupi.

/abcnews.al/