Qeveria e Kosovës: Komunat në veri do të funksionalizohen

schedule14:16 - 22 Maj, 2023

schedule 14:16 - 22 Maj, 2023

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bashkëpunuar me kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës, për të organizuar seancat e asambleve komunale, si dhe betimin solemn të kryetarëve, bëri të ditur kreu i kësaj ministrie, Elbert Krasniqi.

Betimi para kuvendit komunal i kryetarit të zgjedhur të komunës është një procedurë solemne që shënon marrjen e detyrës, shkruan REL.

Ministri Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se të hënën, më 22 maj, do të jepen të gjitha informacionet se kur dhe ku do të mbahen seancat e asambleve komunale në komunat Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Megjithatë, ai theksoi se ende nuk janë saktësuar lokacionet për mbajtjen e seancave.

“Ende jo. Jemi në proces e sipër. Ekipet janë duke punuar për t’i definuar të gjitha këto procese”, tha Krasniqi. Deri më tani, betimin solemn para Kuvendit Komunal e ka bërë vetëm kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, më 19 maj.

Kryetarët e zgjedhur të tri komunave tjera të veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Lulzim Hetemi në Leposavi♪ dhe Ilir Peci në Zveçan, ende nuk e kanë bërë betimin solemn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!