Kosova hap dyert për migrantët nga SHBA/ Qeveria e Prishtinës: Jemi gati për kërkesën e Washingtonit

schedule12:00 - 11 Qershor, 2025

schedule 12:00 - 11 Qershor, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë.

Lajmi eshte konfirmuar per ABC News nga zedhenesi i qeverise se Kosoves Perparim Kryeziu.

Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar nderkohe se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Nga DASH-i theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

Ndersa, sipas Agjencise se lajmeve Reuters, ne listen e vendeve ku mund te ndodh nje zhvendosje e tille eshte edhe Serbia.

Qeveria në detyrë e Kosovës më 26 maj ka shprehur gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar, propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!