Përfaqësuesja e FMN, Yan Sun ka shprehur shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale. FMN ka rekomanduar që qeveria shqiptare të ndryshojë projektligjin për amnistinë fiskale. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Yan Sun, deklaroi se amnistia fiskale përbën dëmtim për moralin tatimor.
Ajo u shpreh se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj.
‘Ne kemi marrë ligin që kur doli për konsultim publik dhe kemi patur komentet dhe shqetësimet tona. Projekt ligji mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsiderueshme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të korrigjojnë amnistinë në një program të projektit vullnetar. E po kështu me një sistem të përshtatëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun që ka një aftësi për të kuptuar një gjë të tillë. Sistemi i DPT, me kalimin e viteve duhet të ketë një ecuri akoma më të madhe duhet të forcojë kapacitetet e veta. Ndërkohë qe aktualisht nuk është një këtë nivel. Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim është e vështirë që në të tilla kushte të bëhen ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.’- tha përfaqësuesja e FMN-së.
Sa i përket krizës ekonomike, ajo tha se FMN ka rekomanduar që ndihma të jetë më e shënjestruar, në mënyrë që të marri mbështetje shtresa që vërtetë ka nevojë më shumë.
“Kemi rekomanduar që mbështetja të jetë më e shënjestruar, që ta marrin ata që vërtetë kanë nevojë. Është e rëndësishme të shkohet drejt ruajtjes së energjisë. Kemi rritje të inflacionit, kështu që politika fiskale duhet të shkojë në një linjë, pra dhe ministria dhe institucionet e tjera nuk mund të shkojë kundër kësaj. Shteti t’i zbatojë si duhet këto politika që të marrin ndihmë ata që kanë vërtetë nevojë”, u shpreh Sun.