Qeveria dhe reduktimi i informalitetit/ Zv.ministrja e Financave: Kemi organizuar tryeza për ta adresuar këtë situatë

schedule20:23 - 25 Tetor, 2024

schedule 20:23 - 25 Tetor, 2024

TIRANË- Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, në një prononcim për “Sheshi i Dollarit” tha se nëndeklarimit i pagave në Shqipëri nuk është fenomen i ri.

Ajo theksoi se janë organizuar disa tryeza diskutimit me palë dhe grupe të interesit, me fokus përmirësimin e kësaj situata. Sipas saj, nëndeklarimi i pagave ka efekte negative sidomos tek pensionet.

Ajo shtoi se qeveria po punon një reformë në fushën e pensioneve, por për ta realizuar këtë do duhet buxhete të konsiderueshme, të cilët nuk mund të plotësohen nëse nëndeklarimi i pagave në vend do jetë i vogël.

“Fenomeni i informalitet, nëndeklarimi i pagave nuk është i ri. Sigurisht që gjatë këtyre viteve ky fenomen ka dalë herë pas herë në sipërfaqe dhe I është kushtuar një vëmendje më e konsiderueshme se sa aspekteve të tjera të përditshmërisë të administratës tatimore.  Është një fenomen që është prekur edhe herë të tjera, pra nuk është hera e parë që publikisht po diskutojmë, dhe ju e keni parë se kanë qenë disa tryeza të rëndësishme me komunitetin e biznesit, me pensionistë me grupe interesi, me punëdhënës me punëmarrës, janë bërë disa tryeza ku është diskutuar në fakt çështja e  pensioneve dhe reforma në pensioneve, që qeveria shqiptare do duhet të ndërmarrë në vijimësi, të cilat janë reforma të rëndësishme, por që kërkojnë dhe buxhete të konsiderueshëm për tu përballur, dhe pjesë e këtyre tryezave ka qenë edhe diskutimi për in formalitetin në paga, për nëndeklarimin në paga”, tha ajo.

Ajo tha se rreth dy vite më parë, u vu re se rreth 79 % e të punësuarve deklaronin një pagë  prej 50 mijë lekësh, një tregues ky që sipas zv.ministres nuk përkon me realitetin ekonomik të vendit.

“Vite më para bëmë një aksion të rëndësishëm, ku patën rezultate konkrete në lidhje me rritjen e numrit të të punësuarve, u deklaruan më shumë të punësuarve, u rrit ndjeshëm deklarimi I pagave pasi dy vite më parë rreth 79% e të punësuarave deklaronin një nivel page 50 mijë lekë të re, që nuk përshtatej aspak edhe me realitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. “, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!