Qeveria dhe reduktimi i informalitetit/ Danaj: Sektori privat, të vlerësohet! Kol Nikolla: Struktura ekonomike në Shqipëri është pak e vështirë!

schedule20:57 - 25 Tetor, 2024

schedule 20:57 - 25 Tetor, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News eksperti i Ekonomisë Vjoldi Danaj u shpreh se sektori privat duhet të vlerësohet, dhe të shihet si prioritet pasi është ndër sektorët që mban ekonominë në lëvizje.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek roli i Sindikatave, duke thënë se janë shumë të rëndësishme, por që në vend nuk po luajnë rolin e duhur.

“Në fushata elektorale bëhen fushata 3 mujore se duhen vota. Pasi fitohen vota dalin të papunë këto njerëzi, pra shteti vetë bën evazion. Në një vend normal, sektori privat duhet të shihen i ingranazhi kryesor që mban ekonominë në lëvizje. Por shteti nuk mundet të rrisë borxhin dhe t’i rrisë pagat sektorit publik se do t’i bëjë konkurrencë privatit. Këto nuk e kuptojnë se rritjet fiktive t’i fuste për biznesit që t’i deklarojë. Tani për Sindikatat mund të them që nuk di sa vite ka që nuk ngrenë njëherë zërin…Sindikatat kanë bërë evolucion në botë dhe problemi sot ne vend është i gjithëanshëm…”, tha ai.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio, Kol Nikolla nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, u shpreh se struktura ekonomike në Shqipëri është pak e vështirë, ndërsa nënvizoi se problemi i nënkotraktimit dëmton sindikatat.

“Sindikatat janë produkt i realitetit shqiptar. Në Shqipëri përveç qeverisë, biznesi ka gjetur rrugën e shkurtër duke i zgjidhur me marrëveshje, ndërsa sindikatat kanë mbetur kështu…Këtu është një “mish-mash”. Dhe është e papërcaktuar se kush e përfaqësuar dhe përfaqësuesja. Por edhe vetë struktura ekonomike në Shqipëri është pak e vështirë. Sot 40 % e të punësuarve janë ose të vetëpunësuar ose familjare…Është edhe problemi i nënkontraktimit që dëmton sindikatat, dhe në të gjithë botën është burim i informalitetit…Ka shumë probleme që nuk shkojnë, gjithsesi ne këtu jemi dhe përpiqemi të punojmë…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!