Qeveria cilësoi vrasjen e Rashës aksidentale, Beqaj në ABC: Polici s’kishte motiv ta vriste

schedule19:45 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:45 - 14 Dhjetor, 2020

Arsyen pse qeveria e quajti ngjarje aksidentale vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, deputeti socialist Ilir Beqaj e argumenton me faktin se ky citim është përpiluar në kushtet kur polici nuk ka pasur asnjë motiv që të vepronte në atë formë. Në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, Beqaj tha se dhënia e shpërblimit financiar është shprehje e reagimit të qeverisë.

“Po, pse cfarë ta cilësojë? Ngjarje me paramendim? Emocionet e familjarëve duhen respektuar. Vendimi i sotëm i qeverisë flet për një ngjarje aksidentale, pasi të gjithë ne kemi thënë se nuk ka pasur asnjë motiv që polici të vepronte në atë formë. Hetimet mund të zgjasin edhe më shumë. Dhënia e shpërblimit financiar është shprehje edhe e reagimit të qeverisë, nëse është aksidentale apo urdhëruar janë dy gjëra të ndryshme.

Nuk ka gjasa të jetë e urdhëruar, nuk po them është e provuar. Hetimi mund të zgjasë pambarimisht. Ne mendojmë se është më e udhës të japim shpërblimin dhe ai polici është shprehur që ishte i tronditur dhe dëshironte t’i shprehte vetë në sy familjarëve. Unë besoj që në krye të herës reagimi politik por edhe shtetëror i shumicës ka qenë korrekt, vetë gjesti i ministrit dhe ndalimi i policit dhe fillimi i hetimeve”, u shpreh Beqaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!