Qeveria britanike publikon gabimisht adresat e mijëra personaliteteve të njohura, në listë dhe Elton John

schedule14:12 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:12 - 30 Dhjetor, 2019

Yje, politikanë por dhe shumë zyrtarë të policisë së reparteve anti terror. Janë këta emrat e atyre që ishin në listën e publikuar online gabimisht nga qeveria britanike: më shumë se mijëra emra personalitetesh që në fundvit do të marrin çmime, por dhe adresat e tyre të banimit dhe të punës.

Çdo gjë ka qëndruar online më shumë se një orë. Mes emrave më të njohur ishte dhe ai i Elton Xhon, lojtari i kriket Ben Stoks, ish lideri i partisë konservatore Jain Dankan Smith dhe kuzhinierja televizive Nadia Husein.

Dokumenti është publikua në faqen e qeverisë, dhe autoritetet këmbëngulin se është hequr pothuajse menjëherë, por faktet tregojnë se ka qëndruar on line rreth një orë. Zyra e qeverisë britanike u shpreh për BBC se po kontaktohej me të gjithë personat e përfshirë për të analizuar dëmin që iu është bërë. Në listën me 1.097 emra, përfshiheshin adresat e plota, me kodet postare, përfshirë këtu dhe disa zyrtarë policie të angazhuar në misione shumë delikate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!