Qeveria britanike pritet të ndalojë përdorimin e TikTok në kabinetin e saj

schedule11:41 - 16 Mars, 2023

schedule 11:41 - 16 Mars, 2023

Qeveria britanike pritet që të ndalojë TikTok-un nga celularët e punës në kabinetin e saj. Ministri Oliver Doëden do të bëjë një deklaratë në Parlament këtë pasdite ku edhe pritet që të konfirmojë ndalimin e aplikacionit në pronësi të një kompanie kineze, sipas BBC.

Kujtojmë se aplikacioni ka qenë së fundmi nën kontrolle gjithnjë e më të shpeshta mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave.  Kjo pasi ekziston shqetësimi se mund të përdoret për të promovuar pikëpamjet pro-Pekinit ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Europian kanë vendosur tashmë ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet e punës.

/abcnews.al