Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria amerikane ka fshehur UFO”, ekspertë dhe ish zyrtarë raportojnë para Dhomës së Përfaqësuesve

schedule16:15 - 14 Nëntor, 2024

schedule 16:15 - 14 Nëntor, 2024

Ekspertë të qeverisë amerikane, ish zyrtarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe ish zyrtar të NASA-s kanë vijuar me raportimet e tyre përpara Komitetit Mbikëqyrës së Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me Objektet e Paidentifikuara Fluturuese që shpesh janë konsideruar se janë UFO.

Lusi Elizondo, autor i një raporti për praninë e UFO-ve që ka shërbyer si zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe ish drejtor i programit të Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve Ajrore tha se objektet e paidentifikuara ajrore janë reale dhe se qeveria është angazhuar për t’i fshehur.

“Më lejoni të jem i qartë, objektet e paidentifikuara ajrore janë reale. Teknologjitë e Avancuara që nuk janë bërë nga qeveria jonë apo ndonjë qeveri tjetër, po monitorojnë vendosjet ushtarake mbarë botën dhe informacione tejet të ndjeshme. Unë mendoj se ne jemi në mesin e një gare të fshehtë e cila ka nisur dekada më parë sa I përket armatimeve të fshehta. Kjo garë financohet nga taksat tona dhe përfaqësuesit tanë na fshehin detaje për gjëra të tilla.”, tha Elizondo.



Një gazetar investigativ që dëshmoi përpara Komitetit Mbikqyrës u shpreh se Pentagoni ka një program sekret që quhet Immaculate Constellation që dëshmon ekzistencën e objekteve të paidentifikuara ajrore, por të gjitha detajet mbahen të fshehta.

Në mars të këtij viti, Pentagoni amerikan hodhi poshtë të gjitha zërat për zbritjen e alienëve në Tokë duke thënë se nga rishikimi i të gjitha të dhënave të të gjithë viteve të fundit, tregohet se nuk ka asnjë provë për praninë e UFO-ve.

“Të gjitha përpjekjet hetimore, në të gjitha nivelet e klasifikimit, kanë arritur në përfundimin se shumica e pamjeve ishin objekte dhe fenomene të zakonshme dhe rezultat i identifikimit të gabuar,” u tha gazetarëve gjenerali Pat Ryder në muajin mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!