“Qeshni se ju bën mirë”, Rama: Satelitët në orbitë do t’i kemi shumë shpejt, për çfarë do përdoren

schedule10:03 - 15 Tetor, 2021

schedule 10:03 - 15 Tetor, 2021

Një ditë pas deklaratës në parlament, ku tha se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, sot gjatë një dalje për mediet kryeministri Edi Rama ka thënë se këto satelitë do t’i kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë. Përdorimi i mjeteve siç theksoi Rama do të jetë për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje ushtarake.

Kini durim, qeshni se e qeshura iu bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, sdo ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikune lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimangjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për ti vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët“, tha Rama.

I pyetur nëse më mirë ujë 24 orë apo satelitë në hapësirë, ai tha se satelitët do të shërbejnë edhe për ujin.

Lexo edhe: Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

Kryeministri teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit dhe në këtë drejtim ai paralajmëroi se do kemi 2 satelitë në orbitë, deklaratë që shkaktoi të qeshura në radhët e opozitës si dhe solli shumë reagimi nga opinioni publik. Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!