Qeshi me fjalimin e Ramës, policia shoqëron gruan në Tiranë

schedule23:20 - 28 Tetor, 2020

schedule 23:20 - 28 Tetor, 2020

Një grua është shoqëruar nga policia në Tiranë pas një incidenti të regjistruar gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri, Edi Rama.

Mësohet se policia e ka shoqëruar gruan për shkak se i ka prishur qetësinë kryeministrit Rama.

Ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në rrugën “Fuat Toptani” ku policët e komisariatit nr. 1 kanë marrë njoftim nga Garda e Republikës për të shoqëruar një grua që kishte prishur qetësinë e Ramës, e identifikuar si Teuta Baçi me orgjinë nga Dibra dhe banuese në Tiranë.

Baçi ka deklaruar se në momentin që është shoqëruar nga autoritetet po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës, kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e kishte kuptuar dhe ka nisur të qeshte.

Por, e qeshura duket se nuk është pritur mirë nga kryeministri, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e Gardës që i kërkoi policisë shoqërimin e saj për në komisariat.

n.d./abcnews.al