Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, është i drejtpërdrejtë. Para ndeshjes me Everton ai është ngacmuar për çështjen e titullit kampion, tani që diferenca me Liverpool ka shkuar tre pikë.
Spanjolli flet kështu pasi ka edhe 12 ndeshje për t’u luajtur në Premier League dhe normalisht është herët që të flitet për një ekip fitues.
“Më duket qesharake të diskutoj për titullin kampion në këtë moment. Nuk kam fituar kurrë në jetën time ndonjë trofe në janar, kurrë! Sigurisht që ka garë të fortë për titullin kampion.
Po shihja ndeshjen Arsenal-Wolves, kishte intensitet të lartë në çdo moment. Unë jam i lumtur për pozicionin që kemi në kampionat, objektivi ynë është të mbrojmë titullin”, tha Guardiola. /h.ll/abcnews.al