Qesharake, Brugge dënon lojtarin që humbi penallti kundër PSG-së

schedule17:27 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:27 - 8 Nëntor, 2019

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Belgjikë, më saktë te klubi i Club Brugge. Futbollisti nga Senegali, Mbaye Diagne, është dënuar nga trajneri Philippe Clement, për shkak se humbi penallti në sfidën kundër PSG-së, e vlefshme për Champions League. Ky takim u mbyll me fitoren 1-0 të kampionëve të Francës dhe Brugge kishte mundësinë të barazonte në pjesën e dytë, por Diagne nuk ia doli të shënojë nga pika e bardhë.

Si pasojë, trajneri Clement e ka dënuar futbollistin dhe nuk e ka grumbulluar për sfidën e fundjavës kundër Antëerp në kampionatin belg. Vendimin e tij, trajneri i Brugge e sqaroi shkurtimisht: “Diagne e fitoi penalltinë, por nuk kishte të drejtë ai të gjuante. Vanaken është lojtari i caktuar për të gjuajtur penalltinë, por nuk e di pse Diagne e mori përsipër.

Klubi ka vendosur ta dënojë me mos grumbullim dhe unë nuk e di kur mund të rikthehet. Gjithashtu, do të ketë edhe një gjobë të majme financiare”, tha trajneri. Diagne ka luajtur 6 ndeshje në kampionatin belg deri më tani, duke shënuar katër gola./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!