“Qesh mirë, kush qesh i fundit”, Rama batuta me banorin: Kanë dalë përgjimet, më ke thënë mafioz

schedule17:00 - 27 Janar, 2021

schedule 17:00 - 27 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ironizoi ditën e sotme çështjen e përgjimeve të publikuara nga autoritetet italiane për dosjen “Ndragheta” teksa pa nga afër ambientet e një banese të re në Vaqarr.

“Vaqarr, Tiranë – Në shtëpinë e re të Medi Agës, i cili ishte shumë mosbesues se do të vinte kjo ditë, por sot e ka para syve shtëpinë e re, më të madhe, më të fortë dhe më të bukur se streha që familja e tij humbi në tërmetin tragjik të 26 nëntorit”, shkruan Rama.

Rama u takua me kryefamiljarët duke shkëmbyer batuta me ta se ka vendosur t’i ndërtojë shtëpinë edhe pse e kanë cilësuar mafioz, por shtoi se qesh mirë kush qesh i fundit.

Pjesë nga biseda

Rama: Nuk e besoje ee

Qytetarja: Jo asnjëherë

Rama: Po pse nuk e besoje. Do na e tregosh pak shtëpinë, jo ti (i drejtohet kryefamiljarit), kjo, se mos të jetë kjo do ishe te shtëpia e vjetër

Qytetarja: Shumë faleminderit

Rama: Hajde more mosbesues hajde.

Qytetari: Jo unë nuk kam fol

Rama: Ti ke fol i ke luajt fenë për atë punë. I ke marrë informacionet. I ke parë kanë dalë edhe përgjimet biles. 

Rama: Hajde gëzuar dhe ta gëzoni shtëpinë. T’ju rrojnë nipat dhe mbesat Vallai unë s’desha me e bo fare se më thanë se kishe fol keq për mua shumë. Kishe thënë “ik more do ta bëjë shtëpinë ai mafioz”. Qesh mirë kush qesh i fundit. Ne kur të mbarojmë themi shyqyr. Ti shave nuk le gjë pa thënë. Po dhe unë t’u ju parë juve mësova dhe unë me sharë

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!