Qershori “përvëlues”/ Mjekët: Kujdes nga goditjet e të nxehtit. MeteoAlb: Do të ketë temperatura deri në 40 gradë

schedule15:39 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:39 - 13 Qershor, 2024

I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë dërgoi drejt spitalit shumë persona. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë mjekët tregojnë se ccdo ditë u kanë kërkuar ndihmë rreth 120 pacientë. Zemra, luhatjet e vlerave të tensionit të gjakut dhe  goditjet nga dielli ishin ankesat më të shpeshta të tyre.

“Zakonisht këtë vijnë me luahtje të tensionit,  vijnë të  dehidruar.  Është rritur numri i tyre dhe numri i vizitave këtu në urgjencë,  këto kohët e fundit ka shkuar mbi 100- 120 raste në ditë,  për goditjet nga dielli mund te jenë mbi 20 – 30 raste në ditë.   Një person ose pacient që mund të vuaj nga goditjet nga dielli mund të ketë  ulje të tensionit, ndjehen të lodhur, të këputur, fillon  marramendja,  kanë vështirësi për tu ngritur nga krevati, mbulohen në djersë, kanë tharje të gojës,  raste të tilla mund të vijnë në gjendje më të rëndë që mund të mos jenë koshientë.”

Por një lajm i mirë vjen nga meteorologët. Rënie  e vlerave të termometrit parashikohet këtë fundjavë megjithëse temperaturat normale për muajin  do të zgjasin pak.  Nga  mesi I javës së ardhshme pritet që sërish vendi të përfshihet  nga I nxehti  pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika.

“Dhe  pse  vala e të nxehtit e ka pasur epiqendrën në Greqi ne i kemi ndjerë temperaturat shumë të larta,  maksimalja ka arritur  37 dhe për shkak të lagështirës së lartë në disa raste është ndjerë 39 – 40 gradë celcius.  Parashikohet që nesër të ketë rrebeshe në veri dhe qendër, sërish jugu vetëm me momente me pika shiu, nesër kemi një rënie relativisht  me 3 – 4 gradë në pjesën më të madhe të territorit ku maksimalja do të jetë jo më shumë se 29 – 30 gradë dhe fundjava mbetet me mot të qendrueshëm. Do kemi vetëm këto dy- tre ditë me temperatura tipike të qershorit, më pas java tjetër do ketë  34 – 35 gradë dhe mbi këtë vlerë. Që nga  e mërkura tjetër do të jemi në ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika  edhe pse sërish epiqendra do të jetë në Greqi dhe temperatuart më ekstreme do të jenë sërish atje”

Përballë kësaj vale të të nxehtit  këshillat e mjekëve shkojnë kryesisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë .

“Duke qenë që bëjnë vlera të ulura të tensionit të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku.  Duhet përgjysmuar doza e medikamenteve, por kjo vetëm më konsultë. Zakonisht është  mosha e tretë,  janë pacientët kronikë që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare,  renale kronike,  ata që bëjnë problematika të tilla,  dhe këto i drejtohen kryesisht  urgjencës.”

Shmangia e ekspozimit në diell gjatë mesditës ku dhe rrezatimi është më i lartë dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve për të qendruar të hidratuar në ditët e nxehta është sugjerimi që vjen nga mjekët  të cilët thonë se  temperaturat e larta po bëhen shkak për  shumë probleme shëndetësore.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!