Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë së Barit në Itali, pasi i janë gjetur në banesë 12kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Ai është Rudmir Tatari 43 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij ju gjetën dy pako të mëdha me marijuanë me peshë 12 kg.
Droga, ishte gati për t’u ndarë në doza për t’u vendosur në rrugët e Barit, ishte paketuar brenda disa kutive të kartonit të përdorura fillimisht për paketimin e pajisjeve shtëpiake.
Droga u zbulua në sajë të njësive të qenve të policisë të përdorura në operacionin “Ndikimi i Lartë” i Policisë së Barit.
Analizat e mëvonshme të kryera nga Policia Shkencore kanë gjetur në drogë një burim aktiv që prodhon rreth 60 mijë doza, për një vlerë të parashikuar në tregun ilegal të mbi 300 mijë eurove. Shqiptari, me kërkesë të Prokurorit Publik të Barit,u dërgua në burgun lokal në pritje të gjykimit./abcnews.al