“Qentë le të lehin”, Rama mesazh krah Kurtit: Nuk kam interes ë përfshihem në jetën politike të Kosovës

schedule14:08 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:08 - 20 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama e ka mbyullur me një mesazh fjalën e tij në konferencën me krzeministrin e Kosovës Albin Kurti, para se të dy të prisnin pyetjet.

Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, ishte mesazhi i Ramës, teksa njoftoi edhe zhvillimiet për një abetare të unifikuar dhe projekte të tjera.

“Ky është një projekt që nuik kemi thesjht ekspozuar një video. Është rezultat i një pune të detajuar. Kemi firmosur bashkarisht financimin e studimit të për të shkuar më pas te hekurudha Durrës-Prishtinë.

Tjetra që është shumë e rëndësishme, në mbledhjen e kaluar kemi rënë dakord për një abetare unike. Abetarja është në një proces të avancuar me një komisiojn të përbashkët ekspertësh është përzgjedhur varianti fitues. Jemi në fazën e zbatimit dhe shpresjmë t’i shpërndajme abetaret e para në një kohë sa më të shpejtë.

E fundit është dakordësia financiare, për shkrimin e enciklopedisë shqiptare. 10 vëllime që do përmbledhin gjithë korpusin enciklopedik të popullit shqiptar.

Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive, me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve, shpresoj ky të konsiderohet fakt dhe jo për të bërë spekulime të tjera politike, sepse jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës.

Sapo u kënduan himnet qeni nuk lehu më. Kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon lehjet mbeten prapa. Qentë le të lehin, karvai le të ecë përpara”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!