Këtë puntatë Edicioni Veror ka një të ftuar vërtetë special. Simpatiku Otis është qeni që qëndron tek kampi i Ecovolis në Jalë dhe bashkë me shokun e tij Arlindin bëjnë disa ecje çdo mëngjes dhe pasdite, duke krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë mes tyre.
https://youtu.be/rknpXw6WCU8
Një udhëtim energjik për në majë të malit duke përftuar një pamje fantastike të plazhit të Jalës. Rrugës kamera jonë u ndesh dhe me një gërmadhë që supozohet të ketë qenë një kishë shumë vite më parë, por që akoma mbetet një atraksion dhe pse nuk dihet historia e saj. Nën udhëheqjen e Otisit, u eksploruan shtigje të shumta të parrahura nga njerëzit, për të arritur në majën e shkëmbit. Ngjitja zgjati rreth 45 minuta teksa Dielli sapo kishte filluar të prekte bregdetin e Jalës. Edicioni Veror e pagëzoi shkëmbin si “Guri i Otisit” si eksploruesi i parë që u ngjit në atë pikë. Lartësia e shkëmbit mbetet relativisht e vogël, rreth 200 metra. Mali në tërësi, pavarësisht se i thatë, përmbante gjithashtu dhe shumë bimë mjekësore si: çaji jeshil, dafina e egër, sherebela etj.
Otisi na rikujtoi dhe njëherë se qeni është miku më i mirë i njeriut. Edicioni Veror sugjeron që këdo që ka dëshirë të eksplorojë nëpër male të marrë më vete një mik si Otis, për një udhëtim sa më të këndshëm./abcnews.al