Një nënë dhe fëmija i saj 5-vjeçar janë sulmuar nga një qen në Loutraki të Athinës.
Për pasojë 41-vjeçarja dhe fëmija janë transportuar në spital, nga lëndimet që morën nga kafshimi i qenit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 10 qershorit teksa nëna me të bijën po bënin xhiro në Loutraki.
Sipas medieve lokale gruaja më pas ka shkuar në polici për të denoncuar pronaren e qenit, e cila është një emigrante 33-vjeçare.
/abcnews.al/