Qeni ia dogji me qiri, shënimet e Isaac Newton shiten për 400 mijë euro

schedule20:49 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 20:49 - 10 Dhjetor, 2020

Shkencëtari ishe duke hetuar rreth piramidave të Egjiptit, por besohet se qeni i tij e rrëzoi një qiri të ndezur mbi to.

Një koleksion i papublikuar i shënimeve të shkencëtarit Isaac Newton, që besohet të jenë tentativa për të dekoduar kodet sekrete të matjeve të piramidave në Egjipt, është shitur për 400 mijë euro.

Sipas “The Guardian”, ato janë gjysmë të djegura, pas një aksidenti të shkaktuar nga Diamond, qeni i Newton.

Këto dokumente jashtëzakonisht të rralla që datojnë në vitin 1680, pothuajse u shkatërruan plotësisht kur Diamond kërceu në tavolinë duke rrezuar një qiri dhe duke djegur dokumentet.

Kujtojmë që Newton është i njohur si ura lidhëse mes epokës së mendimit logjik dhe epokës së besimit në magji. Ai përpiqej të bënte ndërlidhje mes besimeve abstrakte dhe dëshmive shkencore. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!