Humbi këmbën në një aksident, por ky qen i jashtëzakonshëm është përshtatur dhe ndihet i lumtur. Dexter ishte më pak se një vjeç kur humbi këmbën pasi u përplas nga një kamion.
Njëra nga këmbët e përparme iu desh të amputohej ndërsa tjetra rezultoi të ishte e dëmtuar më rëndë. Por pas një operacioni 45 minutësh, Dexteri shpëtoi dhe që prej atëherë është përshtatur në mënyrë perfekte.
Duke u mbështetur vetëm në këmbët e pasme , qeni arrin të ecë njësoj si njeriu. Aftësia e tij për të përdorur vetëm këmbët e pasme për të lëvizur, e ka kthyer atë në një personazh online.
Videot e postuara nga pronarët e saj në TikTok, Instagram dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale janë vërë virale. /abcnews.al