Qeni e ndjeu pak sekonda më herët, momenti kur tërmeti “shkundi” Shqipërinë

schedule23:47 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:47 - 17 Tetor, 2021

Një tërmet 4.5 Riher me epiqendër Lezhën “zgjoi” sonte Shqipërinë. Lëkundja sizmike zgjati pak sekonda, por frika ishte e madhe te qytetarët, një pjesë e të cilëve dolën nga shtëpitë për disa minuta.

Gazetari i “ABC”-së në Lezhë Gjergj Figuri ka siguruar një video të momentit kur u regjistrua tërmeti.

Në videon e siguruar nga “ABC” shikohet një qen që e ndjen dhe largohet me shpejtësi, ndërsa më pas fillon lëkundja e fortë e tërmetit. Fatmirësisht deri tani nga tërmeti nuk raportohet për dëme./ Abcnews.al