Qeni “aktor” dhe John Cena nudo në skenë, momentet më pikante në natën e çmimeve Oscar

schedule10:42 - 11 Mars, 2024

schedule 10:42 - 11 Mars, 2024

Ky edicion i ndarjes së çmimeve “Oscar” nuk do të harrohet lehtë për shkak të dy momenteve më pikante të mbrëmjes. Nuk do të harrohet çmimi për kostumografinë, e gjitha kjo falë aktorit dhe mundësit të njohur John Cena.

Ai u shfaq lakuriq në mes të skenës gjigante për të dhënë emrin e fituesit për kostumografinë më të mirë.

“Trupi i mashkullit nuk duhet të jetë qesharak. Imi është”, tha Cena.

Interpretimi i plotë i hitit të filmit Barbie “I’m Just Ken” nga Ryan Gosling, pa dyshim ishte një spektakël që nuk do të harrohet shpejt. Ai e filloi këngën origjinale të nominuar për Oscar i ulur pas yllit të Barbie, Margot Robbie, e cila dukej se nuk mund ta kontrollonte të qeshurën e saj.

Gjatë ceremonisë së çmimeve pati edhe momente emocionuese.  Da’Vine Joy Randolph u përfshi në lot ku ajo pranoi trofeun për aktoren më të mirë dytësore – fitorja e saj e parë pas nominimit të saj të parë.

“Nuk e mendoja se duhej ta bëja këtë si karrierë”, tha ajo në fjalën e saj. “Për kaq shumë kohë, gjithmonë kam dashur të jem ndryshe, dhe tani e kuptoj se duhet të jem vetvetja. Dhe të falënderoj. Të falënderoj që më ke parë.”

Edhe në një natë kaq magjike, nuk mund të mungonte shqetësimi për situatën në lindjen e mesme. Disa yje me emra të mëdhenj, duke përfshirë Billie Eilish, Mark Ruffalo dhe Ramy Youssef, kanë vendosur një shenjë të kuqe në veshje në mbështetje të një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Shenjat ishin nga Artists4Ceasefire, një grup me artista që punojnë në industrinë e argëtimit, të cilët nënshkruan një letër të hapur duke i kërkuar Presidentit Biden të bënte thirrje për një armëpushim.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin Anatomy of a Fall, u bë në mënyrën e tij një nga yjet e mbrëmjes.

Ai u shfaq i ulur në një nga kolltukët e kuq dhe duket se e ka ndjekur ceremoninë me shumë qetësi. Messi është në filmin e regjisores francez Justine Triet (në të cilin quhet Snoop), surpriza e sezonit, me pesë nominime në Oscars.

“Nuk doja të ishte një aksesor i thjeshtë, është një personazh i vërtetë”, tha regjisorja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!