Qeni 30-vjeçar është shpallur më i moshuari në botë nga Rekordet Botërore Guinness

schedule12:32 - 3 Shkurt, 2023

schedule 12:32 - 3 Shkurt, 2023

Rekordet Botërore të Guinness prezantuan Bobin, qenin më të vjetër në botë ndonjëherë. Bobi është 30 vjeç e 266 ditë.

Guinness bëri të ditur se qeni portugez mori rekordin nga një qen 23-vjeçar i quajtur Spike, i cili u emërua qeni më i vjetër i gjallë në botë në janar.

Bobi ka thyer rekordin gati shekullor për qenin më të vjetër ndonjëherë. Kjo u vendos nga Bluey, një qen bagëtish australian që jetoi 29 vjet e 5 muaj midis 1910 dhe 1939.

“Bobi është 30 vjeç 266 ditë më 1 shkurt 2023. Ai ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin rural Conqueiros, në Leiria, Portugali”, thuhet në deklaratën e Guinness.

“Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo, e cila është një racë e qenve mbrojtës të bagëtive me një jetëgjatësi mesatare prej 12-14 vjetësh”.

Mosha e Bobit është konfirmuar me një regjistrim të vitit 1992 në Shërbimin Mjekësor Veterinar të Bashkisë Leiria.

Sipas Guinness, mosha e Bobit u konfirmua edhe nga databaza portugeze e kafshëve shtëpiake SIAC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!