Drejtor i shoqatës së zyrave të këmbimit Dritan Vakaj tha për ‘Money Report’ se situata e kursit të euros gjatë zgjedhjeve ka qenë i qëndrueshëm. Vakaj tha ndër të tjera se gjatë verës me sezonin turistik pritët një rënie në kufirin 5 për qind, gjë që është normale krahasuar me vitet e tjera.
“Kemi pasur një qëndrueshmëri, ishte një efekt pozitiv parazgjedhor që rriti investimet në lek dhe solli një balancim. Situata post zgjedhore është pozitive.
Rritja e turizmit ka ndikur dhe do ndikojë në mënyrë të vazhdueshme. Kulmin e kemi javën e fundit të korrikut dhe dy javët e para të gushtit. Po të shohim dhe kalendarin e bankës së Shqipërisë. Shpresojmë që qeveria të vazhdojë të mbajë trendin e realizimit të investimeve që do ndikojë pozitivisht.
Është e vështirë për ta parashikuar në mënyrë të saktë, por shpresojmë mos të kemi një rënie në kufirin 5 për qind që është një luhatje normale krahasuar me vitet e kaluara.
Besojmë që kemi një lloj ekuilibri që është i konsoliduar në treg, +- 3 për qind.” / abcnews.al

