Qëndroi 24 ditë e mbyllur në bodrum, rrëfimi rrëqethës i nënës ukrainase: Më vranë vajzën para syve

schedule10:01 - 9 Prill, 2022

schedule 10:01 - 9 Prill, 2022

Nëntë ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur të largoheshin nga Chernihiv, në veri të vendit, shkruan BBC.

Ata donin që fëmijët e tyre të ishin të sigurt. Veronika 12-vjeç,  ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeç. Teksa po largoheshin nga periferia e qytetit, pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë i bllokuan rrugën. Petro ndaloi makinën dhe filloi t’i hiqte nga rruga.

Disa sekonda më vonë, forcat ruse qëlluan mbi makinën e tyre.

“Veronika filloi të bërtiste, duart i dridheshin, kështu që unë u përpoqa ta qetësoja. Ajo doli nga makina  dhe shkova menjëherë pas saj. Sa dola e pashë që ra në tokë.

Kishte vdekur.

“U përpoqa të qëndroja e qetë, duhej të mbroja vajzën time të vogël.”

Ajo nuk e pa më Petron, por kuptoi se burri i saj kishte vdekur.Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri, raporton abcnews.al.

Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur nga ushtarët. Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrullimi i trupave ruse. Ata u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe qëndruan në një bodrum.

Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme. Viktoria pa njerëz që po vdisnin rreth saj. Kishte 40 njerëz në dhomë, tha Viktoria, dhe kishte shumë pak hapësirë ​​për të lëvizur ose për të ecur.

Nuk kishte dritë, ndaj përdornin qirinj dhe çakmakë. Në shumicën e rasteve njerëzit nuk lejoheshin as për të përdorur tualetin. Në vend të tualetit, ata përdornin  kova.Ajo i kërkoi trupave rusë të varroste bashkëshortin dhe vajzën e saj, por për shkak të shpërthimit të makinës, asgjë nuk kishte mbetur.

Vetëm disa rroba të gjakosura dhe mbetjet e makinës.

Tani Viktoria dhe Varvara janë të sigurta dhe ndodhen në Lviv, në perëndim të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!