“Qëndro në shtëpi”, Basha publikon videon sensibilizuese: Është kohë sakrificash për shëndetin e familjes

schedule10:51 - 28 Mars, 2020

schedule 10:51 - 28 Mars, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një videomesazhi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi situata e shkaktuar nga Covid-19 kërkon sakrificë.

Basha tha gjithashtu se të gjithë duhet të ndjekim këshillat e mjekëve në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.

 ”Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes.

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën!

Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë”, shkruan Basha.