Qendro apel drejtuesve të mjeteve: Ndiqni këshillat e ARRSH-së

schedule16:31 - 9 Janar, 2019

schedule 16:31 - 9 Janar, 2019

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe Drejtori i Emergjencave, Haki Çako, inspektuan rrugët nacionale për situatën nga bora. Ata u bënë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sepse situata do të vështirësohet.

Afrim Qendro: “Jemi në një situatë të vështirë dëbore, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por më të përqëndruara në jug dhe në zonën e Librazhd-Korçës. Të gjitha akset për momentin nuk i kemi të bllokuara. Kompanitë janë në terren duke punuar. Dua të bëj thirrje për drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë të gjithë udhëzimet e Autoritetit Rrugor dhe Policisë Rrugore, sepse kur themi që për të lëvizur duhen goma dimri dhe zinxhirë, duhen vënë zinxhirët dhe gomat e dimrit”.

Taulant Balla: “Reshjet janë të një intensiteti që rrallë herë na ka rënë rasti t’i shohim. Është punuar gjatë natës, po punohet dhe megjithatë ajo që doja t’u thoja atyre që duan të përdorin aksin rrugor nga Elbasani deri në Qafë-Thanë apo deri në Kapshticë është deri në rast se nuk ka ndonjë urgjencë mirë është të mos udhëtojnë sepse pavarësisht punës ende ka segmenete në vështirësi. Aty ku është malore pavarësisht se është hedhur kripë dhe rrë, përsëri ka vështirësi”.

Haki Çako: “Jemi në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes që të gjitha Forcat e Armatosura të jenë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kudo qofshin ata, me të gjitha format, forcat dhe teknikën që ka në dispozicion, por gjithashtu kemi kontaktuar dhe jemi në kontakt me prefektët, të cilët kanë organizuar takimet dhe kanë shtabet e ngritura. Do të arrimë ta menaxhojmë këtë situatë e cila kuptohet ka vështirësitë e veta, kryesisht në zonat e thella malore, ku edhe rrugët rurale janë në pamundësi reale për t’u zhbllokuar shpejt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!