Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton trurin

schedule23:43 - 18 Prill, 2018

schedule 23:43 - 18 Prill, 2018

Një mënyrë jetese sedentare dëmton jo vetëm humorin, por edhe trurin. Hulumtimet e reja konfirmojnë atë që studimet e tjera kishin thënë kohë më parë: “të kalosh shumë orë mbi kompjuter bën keq”.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA) kanë botuar një studim që konfirmon atë  çfarë kanë pohuar prej kohësh hulumtues të tjerë: “shpenzimi i tepërt i kohës në tavolinë dëmton trurin dhe zvogëlon aftësinë e tij për të krijuar kujtime të reja”.

Studimi. Hulumtimi ka testuar 35 vullnetarë (25 gra dhe 10 burra) midis moshës 45 dhe 75 vjeç, duke monitoruar sesa aktivitet fizik kanë bërë çdo ditë dhe sa kohë kanë kaluar ulur çdo ditë.

Studiuesit i kanë vendosur vullnetarët në rezonanca manjetike për të vlerësuar zonën e trurit që ndikon në formimin e kujtimeve dhe në funksionimin e kujtesës.

Rezultatet treguan se ata që kalonin shumë kohë ulur (mesatarisht 3 deri në 7 orë), kishin lob më të hollë medial që ishte shumë më i shkurtër sa më shumë kohë që kalonte ulur. Hollimi është i pashmangshëm me kalimin e viteve. Por ishte më e madhe midis atyre që bënin një jetë duke qëndruar ulur.

Ngrihu dhe ec! Sipas studiuesve, ky sinjal nuk duhet të nënvlerësohet, sepse kjo do të thotë një humbje e të ashtuquajturës memorie episodike dhe mund të jetë një tregues i rëndësishëm që në të ardhmen të prekeni nga Alzheimer apo nga sëmundje të tjera mendore në pleqëri.

Nuk është hera e parë që një studim krahason jetën e qëndrimit ulur dhe shëndetin fizik. Një hulumtim tjetër i botuar kohët e fundit për këtë gjë kishte treguar edhe për vdekshmërinë e hershme.

Por si mund të bashkërendoni punën e ulur dhe shëndetin? Një zgjidhje është, përshembull është e këshillueshme, të ndërpresni punën dhe të bëni pushime të shpeshta. Ndoshta duke përfituar nga pushimi i drekës apo koha shtesë për të ecur dhe rifreskuar trurin. /abcnews.al