Qëndrimi i presidentit për protestën e 8 janarit, Duka: U bë palë me Berishën

schedule22:54 - 17 Janar, 2022

schedule 22:54 - 17 Janar, 2022

Në “Log” me Endri Xhafon janë diskutuar mbrëmjen e së hënës qëndrimet e mbajtura nga presidenti për çështje aktuale të politikës në vend si zgjedhjet e pjesshme lokale apo edhe situata në PD.

Me të ftuarit në studio u diskutuan qëndrimet e mbajtura nga kreu i shtetit sa i përket protestës së 8 janarit. Në një konferencë për mediat të mbajtur ditë më parë, presidenti dënoi dhunën e përdorur nga të dyja palët.

Megjithatë, Kreu i PAA, Agron Duka u shpreh se është më se e dukshme që presidenti ishte palë, qartazi në mbështetje të grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ka qenë palë me Berishën. Ai edhe me këto lloj qëndrimesh që po mban karshi Berishës, edhe në zgjedhjet e ardhshme palë do të jetë.”

Kurse, për Genc Gjokutajn fakti që kreu i shtetit shpreh një opinion nuk do të thotë se është detyrimisht palë.

“Presidenti është kryetar i shtetit dhe sigurisht që s’e pengon kush që të mbajë një qëndrim. Sidomos kur ndodhin skena dhune. Pse policia i mbajti një orë e gjysme gazetarët, kur kishte mbaruar çdo gjë. Presidenti, kryeministri japin opinionin e tyre karshi saj. Ai ka thënë kryetari të ndjekë shembullin e rojes.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!