Qëndrim për Berishën? E dërguara e DASH takon sot Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin

schedule07:52 - 29 Prill, 2022

schedule 07:52 - 29 Prill, 2022

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro aziatike, Karen Donfried ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e djeshme. Gjatë ditës së sotme ajo pritet të ketë një sërë takimesh me zyrtarët shqiptarë.

ABC mëson se Karen Donfried do të zhvillojë një takim me 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, që SHBA-të i njohin si përfaqësues të PD-së zyrtare, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. Ky takim, i cili do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit duke shmangur selinë blu vjen një ditë para Kuvendit të Komisionit të Rithemelimit. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa pas takim siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj do të ketë edhe një deklaratë për mediat.

Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Lexo edhe: Zyrtarja amerikane mbërrin në Shqipëri, takohet me Varhelyin, zbardhen diskutimet

Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00. Në agjendën e zyrtares amerikane nuk është parashikuar një takim me presidentin Ilir Meta.

Sakaq, menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri, e dërguara e DASH të parin që takoi ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ishte dje në një vizitë në Shqipëri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!