“Qendresë shembullore për Kosovën”, Kurti falenderon kryetarin Leposaviçit

schedule17:00 - 4 Qershor, 2023

schedule 17:00 - 4 Qershor, 2023

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka folur edhe për punën e kryetarit të komunës Leposaviçit Lulzim Hetemi.

Nëpërmjet një postimi në “facebook”, Kurti shkruan se Hetimi po merr vazhdimisht kërkesa të ndryshme për t’u larguar nga zyra.

Ai shton se Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetimi, ndërsa e ka falënderuar për qëndresën shembullore për Republikën e Kosovës.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar ai.r.t/abcnews.al