Qendrat sociale të Tiranës, mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve

schedule14:46 - 17 Korrik, 2018

schedule 14:46 - 17 Korrik, 2018

Qendrat sociale të Tiranës do të shërbejnë dhe si  mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin. Kryetari i Bashkisë dhe ministres së Drejtësisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Të miturit e Tiranës me probleme të lehta me ligjin, do të kenë mundësi të trajtohen pranë komunitetit të tyre duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë së kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin.

“Të rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t’i përfshijnë në punë të tjera komunitare. Kemi mundësinë që përmes këtij bashkëpunimi fantastik mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës të ndërtojmë një model të ri. Diçka që nis mirë në Tiranë është më kollaj të replikohet nga bashkitë e tjera”.

“Kjo qendër mund të konsiderohet si dallëndyshja e parë e një vargu qendrash sociale në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e tjera të vendit, ku të miturit me dënime alternative, do të kenë mundësinë të trajtohen, ashtu siç marrin shërbimin dhe trajtimin një kategori fëmijësh. Marrëveshja që po nënshkruajmë ka vlerën e gurit të themelit në një sistem të ri, krejtësisht bashkëkohor që ne jemi duke ndërtuar për drejtësinë për të miturit. Është një proces, i cili përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë të miturit në kontakt me organet e drejtësisë trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, por në mjedise miqësore, ku do të kenë mundësi të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar”.

Bashkia e Tiranës bëhet institucioni i parë vendor në Shqipëri që ofron mbështetje konkrete në pesë qendrat e saj sociale për fëmijët të cilët, në rrethana të ndryshme, kanë gabuar dhe janë përballur me drejtësinë.

Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit të Provës dhe institucioneve të zinxhirit që do të merren dhe do të trajtojnë të miturit do te nisin menjhere referimin e fëmijëve me probleme me ligjin dhe mbikëqyrjen e këtij lloji të ri të rehabilitimit të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!