Pushuesit në Talë dhe Shëngjin do të marrin shërbim mjekësor në zonën e plazhit në qendra të ngritura për sezonin veror.
Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zoje Zefaj u shpreh në një komunikim për mediat se qendrat janë të pajisura me të gjithë elementet e nevojshëm që sigurojnë ndihmën e parë.
Po ashtu sqaroi se janë të pajisura edhe teste të shpejta për rastet e dyshuara me Covid.
“Rastet e ndërlikuara do të dërgohen të gjitha në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku bëhet e ditur së është hartuar një plan masash shtesë për të përballuar sezonin turistik dhe fluksin e pacientëve gjatë kësaj periudhe”, tha më tej Zefaj.
Nga ana tjetër pushuesit janë shprehur se situata ka qenë e qetë, kanë pushuar mirë dhe se nuk kanë pasur shqetësime.
Sa i përket shqetësimeve për mushkonjat apo nëse janë realizuar dezinfektime, qytetarët janë shprehur se nuk dinë nëse autoritetet kanë bërë dezinfektime dhe se nuk kanë pasur shqetësime nga mushkonjat.
/abcnews.al/