Qendra e gjirit Hygeia, qendër ekselence për trajtimin multidisiplinar të kancerit te gjirit

schedule15:31 - 8 Nëntor, 2022

schedule 15:31 - 8 Nëntor, 2022

Spitali Hygeia është i vetmi Spital privat në vend që ka ngritur Qendrën e Gjirit, qendër kjo dedikuar kryesisht diagnostikimit dhe trajtimit multidisiplinar të të gjithë patologjive të gjirit me fokus të veçantë sidomos për Kancerin e gjirit.

Mjeku kirurg i përgjithshëm Kadir Burak Koza, pranë spitalit Hygeia tregon më shumë për këtë qendër.

“Pas shumë vitesh që në Spitalin Hygeia ofrojmë diagnostikim; trajtim të kancerit të gjirit, vendosëm që më në fund të krijomë një Qendër të mirëfilltë për Gjirin, qendër kjo e pajisur me aparaturat dhe teknologjinë më të fundit mjekësore në fushën e onkologjisë. Të gjithë ne ekipi i mjekëve specialist , synojmë të ofrojmë këtu një shërbim 360 gradë, pra do të jetë një shërbim me cikël të mbyllur brenda spitalit duke qenë se Spitali Hygeia ka edhe Shërbimin e Radioterapisë, pra do të ofrojmë të gjithë gamën e diagnostikimit & trajtimit të pacientëve me Kancer gjiri dhe jo vetëm, ne këtu do të trajtojmë të gjitha patologjitë e gjirit qofshin këto beninje apo malinje.”

Për të gjitha ato paciente që diagnostikohen me kancer gjiri, Qendra e Gjirit Hygeia ofron shërbim 360 gradë, duke filluar që nga konsultat me mjekë specialistë onkologë, ekzaminimet radiologjike me aparatura bashkëkohore (Skaner, Rezonancë Magnetike, Mamografi, Ekografi), trajtim kirurgjikal me mjekë kirurgë me shumë eksperiencë, laboratorë të specializuar & bashkëkohorë, trajtimet me Kimioterapi & Radioterapi me teknikat nga më bashkëkohoret, si dhe ndjekje në kohë (follow up) të të gjitha pacienteve të trajtuara.

Në Qendrën e Gjirit Hygeia mënyra dhe rruga e trajtimit të çdo pacienti të diagnostikuar me Kancer gjiri dhe jo vetëm, pra për çdo lloj kanceri, vendoset nga Komiteti shkencor Onkologjik, ku marrin pjesë të gjithë mjekët specialist, onkologë. Radiolog, Radioterapeut dhe kirurgë, të cilët diskutojnë mbi mënyrën e trajtimit të çdo rasti të paraqitur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!