Qendërmbrojtësi më i mirë i historisë, Marca zbulon rezultatet e sondazhit

schedule11:40 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:40 - 6 Nëntor, 2020

Spanjollja Marca ka kryer një sondazh në lidhje me mbrojtësin më të mirë të historisë së futbollit. Shumë emra të mëdhenj, por në fund ka fituar Sergio Ramos.

Kapiteni i Real Madrid ka dalë në vend të parë me 78% të votave, duke lënë pas një legjendë si Franz Beckenbauer.

 

Renditja e mbrojtësave më të fortë në histori

Gjermani ia ka dalë të marrë vetëm 18% të votave, teksa podi kompletohet nga Franco Baresi. Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka marrë 4% të votave.

Më pas vijnë emra si Roland Koeman (2%), Fabio Cannavaro (1%), Daniel Passarella (1%), ndërsa mungesa e madhe është ajo e Paolo Maldinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!