Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qendër monitorimi për ndërtimet”, Rama: Kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS

schedule10:27 - 11 Korrik, 2025

schedule 10:27 - 11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Durrës një takim me kryetarët e bashkive të vendit, duke vënë në qendër të diskutimit sfidat dhe mangësitë e pushtetit vendor, sidomos në menaxhimin e territorit dhe ndërtimet.

Rama njoftoi se qeveria po ndërmerr një transformim teknologjik të inspektimeve territoriale, përmes një projekti të ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të përfshijë monitorim me kamera 24 orë dhe pajisje me GPS të të gjitha kantiereve ndërtimore.

Ai theksoi nevojën për ngritjen e një qendre kombëtare të monitorimit dhe theksoi se rregullorja e re do të detyrojë kompanitë e ndërtimit të respektojnë transparencën, sigurinë dhe shmangien e evazionit fiskal.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që tek monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakte të caktuara për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit, Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, atje futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!