Qendër e re për vizitorët në Llogara/ Klosi: Turizëm gjatë gjithë vitit

schedule15:25 - 26 Janar, 2019

schedule 15:25 - 26 Janar, 2019

Është hapur një qendër e re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë! Për ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi qëllimi i këtij investimi është zhvillimi i turizmit në këtë zonë në 365 ditë të vitit.

I ka ardhur dita që shiritat për turizmin të priten edhe në dimër.

Qëllimin se pse ka shkuar në parkun kombëtar të Llogarasë së bashkua me ambasadorin e delegacionit evropian në Tiranë, e zbulon ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

Klosi: “E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaqj qendre, në dimër, pasi do donim të falenderonim punën e palodhur të ambjentalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i llogarasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogarasë”.

Financuesi i këtij projekti është Bashkimi Evropian, në emër të të cilit ambasadori Luixhi Soreka tha se është shumë i rëndësishëm promovimi i turizmit.

Luixhi Soreka: “Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”.

Ministri Blendi Klosi foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!