Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili po ruhet nga trupa shtesë sigurie nga Shërbimet Sekrete amerikane pas dy tentativave për atentat ndaj tij, ka tashmë edhe një qen robot që patrullon në rezidencën e tij në Mar a Lago.
Pamjet që po shihni në këto momente janë bërë virale kudo në rrjetet sociale, pasi ky qen robot qarkullon rreth rezidencës së tij ku janë vendosur gjithashtu edhe dhjetëra trupa sigurie.
Qeni robotik ka një mbishkrim në këmbët e tij ku shkruhet “Mos Prek”, ndërsa Agjencia e Shërbimeve Sekrete Amerikane ka konfirmuar se kjo pajisje e prodhuar nga Boston Dynamic është në pronësi të tyre.
Autoritetet Federale në SHBA kanë deklaruar se ruajtja e Presidentit të sapo zgjedhur është një përparësi kryesore.
Qeni robot që u pa në rezidencën e Trump në Florida është i pasur me një teknologji mbikqyrjeje 360 gradë nëpërmjet kamerave dhe me sensor të avancuar edhe sa i përket zhurmave të ndryshme.
Qentë robotik kanë fituar popullaritet nga Agjenci Sigurie të ndryshme në mbarë botën si një formë që lejon që trupat e sigurisë që të qëndrojnë larg rrezikut.
Vitin e shkuar këta qen robotik u përdorën për të hyrë nën rrënojat e një parkimi që u shemb në Manhatan dhe zhvilluan kërkime për të mbijetuar.
Qentë robotikë janë testuar gjithashtu për të mbajtur armë dhe për të qëlluar më herët nga ushtria kineze./abcnews.al