“Qen robotë” në parqe për të ndihmuar në distancimin shoqëror

schedule08:24 - 12 Maj, 2020

schedule 08:24 - 12 Maj, 2020

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetesës në të gjithë botën. Vende të ndryshme në botë pas një periudhe të gjatë izolimi tashmë kanë filluar me lehtësimin e masave që duket se po shkakton dhe rritjen e numrit të të infektuarve me Covid në shumë vende.

Në Singapor për të ruajtur distancimin social, është krijuar një qen robot po patrullon në një nga parqet e qytetit, për të siguruar distancimin social të nevojshëm mes njerëzve.

Ky robot i bërë nga Boston Dynamics me qendër në SHBA është e pajisur me një aparat fotografik për të monitoruar parqet e mbipopulluara. Qeni robot është pajisur me një altoparlant për të transmetuar mesazhe distancuese sociale.

Ndërkohë në botë deri më tani kanë humbur jetën mbi 287 mijë persona dhe janë konfirmuar mbi 4.2 milione të infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!