Qëlluan me armë zjarri, arrestohen dy shkodranët! Policia i gjen në banesë municion luftarak

schedule10:29 - 19 Prill, 2020

schedule 10:29 - 19 Prill, 2020

Dy persona juanë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kishin qëlluar me armë zjarri në ajër duke përhapur panik tek banorët e zonës në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi në një livadh. Në pranga janë vënë L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdorin efektivët e policisë.

Lexo edhe: Operacioni “Ulëza”, shkon në 5 numri i të arrestuarve

“Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!