Një konflikt me armë zjarri mes disa personave ka ndodhur në Bulqizë. Në njoftimin e policisë së Dibrës thuhet se një 63 vjeçar ka qëlluar me armë tre punonjës të drejtorisë së shërbimit pyjor dhe disa punëtorë të një firme private.
Fatmirësisht nga të shtenat nuk ka të lënduar.
Autori, Bajram Disha, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi. Nga hetimet ka rezultuar se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. Policia e Dibrës është vënë në kërkim të 63 vjeçarit. /abcnews.al