Qëllon me armë nga ballkoni i banesës/ Korçë, policia në vendngjarje, vendos perimetrin e sigurisë

schedule10:48 - 16 Korrik, 2024

schedule 10:48 - 16 Korrik, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e kësaj të marte në Korçë. Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 16 të qytetit.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri, teksa nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur. Autori dyshohet se është brenda baneës dhe kërcënon se do të qëllojë.

Ai dale në ballkon me armë. Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka vendosur një perimetër sigurie.

Ndërkaq pritet edhe mbërritja e forcave RENEA dhe forcave operacionale nga Tirana.

“Vetëm disa minuta më parë, një person ka dalë në ballkonin e banesës, ka qëlluar një herë në ajër. Policia e Korçës ka rrethuar zonën, ndalohen të kalojnë të gjitha personat. Zona është e populluar, ka lëvizje. Policia nuk bën të ditur akoma identitetin. Nga disa dëshmi, thuhet se është i moshuar. Policia ka rrethuar vendinm pritet të vijnë forcat RENEA dhe ato operacionale nga Tirana. Janë gjetur gëzhojat, kërcënon se do qëlloj përsëri. Nuk janë afruar forcat e policisë pranë banesës së tij. Në këtë rrugë tani nuk kalon askush. Deri më tani, dëme në njerëz nuk ka. Policët po vishen me jelek antiplumb. Kërcënon se do qëllojë drejt policisë nëse afrohet”, raportoi gazetari Beqiraj./abcnews.al