Një 24-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi vëllanë me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi F. Xh., banues në Paskuqan, ka qëlluar vëllanë për motive të dobëta.
I plagosori ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al