Qëlloi për vdekje vajzën dhe dhëndrin: Mësohet gjendja shëndetësore e babait, çfarë pritet të ndodhë

schedule09:21 - 6 Janar, 2020

schedule 09:21 - 6 Janar, 2020

Një familje shqiptare në Australi u përfshi në një tragjedi ku babai ka vrarë vajzën dhe dhëndrin, natën e ndërrimit të viteve.

Babai i cili më pas qëlloi veten në natën e Vitit të Ri, pasi më parë vrau vajzën e tij dhe burrin e saj, ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve do të mbijetojë.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj kur ajo u ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj.

Osman Shaptafaj, 55 vjeç, u shtrua në spital ne gjendje kritike, por gjendja e tij tani është klasifikuar si e qëndrueshme.

Daily Mail Australia shkruan se Shaptafaj do të mbijetojë nga plagët e vetë-shkaktuara dhe pastaj do të përballet me akuzen për vrasjen e dyfishte.

Babai nuk jetonte me vajzen, ajo ishte rritur me nënën. Ai nuk ka pasur ndonje precedente të theksuar kriminal, por në një rast ishte dënuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!