Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan. Kunati ka qëlluar për vdekje me sende te forta, kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur në familjen Çapoku në Paskuqan, ku Eredet Çapoku ka goditur kunatën e tij Enkeleda Çapokun, 38 -vjeçe.
Gazetari Andi Qosja raporton se e gjithë ngjarja është regjistruar në koridorin e banesës së katit të dytë, ku jetonte e ndjera. Enkeleda është goditur menjëherë sapo ka hapur derën. Ndërkohë bashkëshorti i saj është dënuar me 10 vite burg i akuzuar për tarfik të lëndëve narkotike”, raporton gazetari.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit vijojnë të qëndrojnë brenda banesës anëtarë të tjerë të familjes. Krimi dyshohet se mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie, kjo është edhe pista kryesore në të cilën dyshon policia. Ndërkohë vëllai i vogël i viktimës ka ndërhyrë, por në pamundësi për ta shpëtuar motrën.
Mësohet se viktima kishte bërë kallëzim në polici për arsye se kunati e kërcënonte dhe e shantazhonte nusen e vëllait të tij. Edhe pse ishte në urdhër mbrojtje kjo nuk e ka pënguar autorin të thyeje perimetrin. Ndërkohë familjarët e tjerë po vijnë në vendin e ngjarjes./abcnews.al
Në foto: Autori Eredet Çapoku